Kur nuk je vetëm pinjoll i diktatorit Enver Hoxha…

Nga Adriana KALAJA

Deklarata e djeshme e Ministrit të Brendshëm, na bindi se ai nuk është thjesht një pinjoll i diktatorit, por qartazi një trashëgimtar bastard i mëndësisë së regjimit.

Në këto kushte, i kujtoj këtij manekini të këtij regjimi në grahmat e fundit të tij se:

Së pari, edhe në fund të viteve ’80, regjimi dukej shumë i fortë, por të gjithë ishim dëshmitar se asgjë nuk e ndal revoltën popullore.

Së dyti, gabimin që bëmë me etërit e tyre, nuk do e bëjmë me trashëgimtarët.

Së treti, mirë është që më shumë se vetullat, të heqësh mendësinë e drejtimit si diktator, se të tradhëton silikoni.

E gjej me vend të theksoj se përbën vepër penale në bazë të Kodit Penal nëse në bazê të ligjit “Për Tubimet”, nuk njofton organet e rendit lidhur me tubimin.

Po kështu, bëj me dije këtë bastard të regjimit se, vendimi nr. 24 i vitit 2021 i Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se organizatorët kanë detyrim vetëm njoftimin e organeve të rendit lidhur me:

Datën dhe orën e protestës,

Zgjatja e saj,

Vendi i tubimit,

Akset qe do bllokohen,

Numri i përafërt i protestuesve.

Në këto kushte, është detyrim i organeve të rendit:

  1. Të garantojë mbarëvajtjen e protestës.
  2. Të mara masa për mos bllokimin e trafikut duke e drejtuar lëvizjen e mjeteve në rrugë alternative.

Kujtoj se çdo javë që protestojmë para Selisë 5D dhe Inceneratorëve inekzistentë, ndryshe Bashkisë Tiranë, se Policia e Tiranës mer masat e nevojshme për bllokimin e rrugës në këtë aks.

Nga ana tjetër, i paraqes disa fakte nga rastet, në më të ndryshme të bllokimit të rrugëve dhe akseve përkatëse.

Upsssssss se desh harrova.

I’a ktheu Dumani Altin celularin e sekuestruar për lidhjet me krimin Ilir Prodës?

Apo do i’a kthej Dumani Nuredin?

Nuk do si do kumunikojë sot me vartësit!

PS: T’i thotë dikush kujdes me piskatoren dhe silikonin se ata te 313 vdesin për “zogj të rinj”.

About Redaksia

Check Also

Protesta duhet të prodhojë shtet, jo pushtet!

Nga Bislim AHMETAJ Sot bëhen 37 ditë që njerëzit e lirë, ata që i kanë …