Bardhi me eurodeputetët: Po takohemi në hotel sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë

Zbardhen detaje nga takimi mes eurodeputetëve dhe ligjvënësve demokratë.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u tha atyre se edhe takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit bëhet në hotel sepse mazhoranca i ka ndëshkuar si opozitë.

“Integrimi është një synim politik i shqiptarëve dhe një arritje e shqiptarëve, por ne nuk mund të mos flasim për të vërtetat.

Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica.

Sot në takimin e KPSA e bëjmë në një hotel sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë.

Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e GJK.

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë belge, ne kemi bandën e Abdylajve dhe Hajrajve, dhe që siç tregojnë përgjimet, i kanë diktuar kryeministrit se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e PS-së në Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët.

Na qëndroni afër në këto momente sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Deputetët që nuk janë në lista i ftoj që të kontribuojnë! Në politikë udhëtimi nuk ka vetëm një finish!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje nga Elbasani edhe atyre që nuk u …