Nga Luçiano BOÇI
Krimi godet sërish Shkodrën në zemër të saj!
Sharron me plumba pa asnjë pengesë jetët e qytetarëve.
Ndërkohë policia është plotësisht e angazhaur në arrestimin e procedimin e qytetarëve e perfaqësuesve politikë të opozitës për aktet e mosbindjes civile dhe i ka hapur plotësisht krahun krimit që ai të veprojë.
Tek e fundit ata janë aleatë.
I ka bashkuar dhe i bashkon interesi dhe vota.
Ata që marrin pasojën, janë qytetarët e thjeshtë që ndjehen të terrorizuar e që nuk kanë siguri jete.
Prej kohësh ngjarjet e disata me pasoja jetën kanë lajmëruar se gjendja në Shkodër është alarmante. Policia e drejtuar me njerëz të emëruar nga vetë krimi, s’ka lëvizur as gishrin e vogël, madje ka fshehur autorë e ngjarje kriminale, si shërbëtore e zellshme.
Madje ajo nuk kontrollon dot territore të tëra në Shkodër.
Ndërsa SPAK-u që do i fuste drithmat bandave, i cili ka në tavolinë të gjithë rebusin e merimangës së krimit në Shkodër nga SKY-ENCRO, nuk pati kohë të vepronte në kohë, sepse është shumë i zënë me zellin e tij në arrestimet e liderve të opozitës dhe aq më tepër Rama akoma s’ia ka shkelur syrin për të vepruar, pasi dihet që jemi në prag të zgjedhjeve.
Vetëm sa ka shpërndarë në media disa pasazhe “intelektuale” nga përgjimet, të cilat kanë ndezur akoma më shumë konfliktin që sjell ngjarje të tilla.
Pasojat janë tragjike dhe situata është trishtuese.
Dhe të presësh që situatën ta zgjidhë Rama me bandën e policisë është akoma më tragjike.
Qytetarët e Shkodrën kërkojnë qetësi dhe siguri!