Rama vijon presionet ndaj opozitës, urdhëron SPAK të thërrasë deputeten e PD

Vijojnë kërcënimet dhe presionet ndaj opozitës. Në lojë ka hyrë edhe SPAK që me urdhër të mazhorancës ka thirrur gjatë ditës së sotme një deputete të PD vetëm se ajo në sallën e kuvendit ka kërkuar respektimin e opozitës dhe kushtetutës.

SPAK ka kërkuar dëshminë e deputetes Elda Hoti për seancën e 17 nëntorit ku sipas saj hodhi parfum në sallë por për mazhorancën ishte një lëndë djegëse.

Mësohet se deputetja e PD është paraqitur sot ku do të japë shpjegimet në Prokurorinë e Posaçme.

Për shkak të hedhjes së lëndës në sallë, seanca u përfshi nga debate të forta, madje edhe nga akuzat se Hoti po vinte në rrezik deputetët e tjerë. Për të verifikuar se për çfarë bëhej fjalë u ndërpre edhe diskutimi, ndërsa ministrat si eksperte e gjithollogë, tentuan të zbulojnë me nuhatje se për çfarë bëhej fjalë.

About Redaksia

Check Also

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në …