SPAK është kthyer në një hanxhar në duart e Ramës dhe të krimit undër opozitës. Pas arrestieve të liderve të opozitës, SPAK po vazhdon gjuetinë ndaj deputetëve të PD duke u urdhëruar direkt nga Rama.
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit sot për lëndën që hodhi në seancën e kaluar të Kuvendit. Hoti foli për mediat, duke ngritur pyetje për autoritetet pse nuk thërriten zyrtarë të mazhorancës. Ajo tha se drejtësia duhet të shqetësohet për krimin dhe bandat që rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.
“Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.
Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”,tha Hoti.