Ambasadori i BE futet në Kuvendin e rrethuar me hekura dhe gardistë…

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Sivlio Gonzato ka shkuar ditën e sotme në Kuvend, ku i ka dorëzuar kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali progres-raportin e Komisionit Europian për grup-kapitullin e parë të integrimit.

Shefi i diplomacisë europiane në Tiranë është futur në një Kuvend të rrethuar me kangjella hekuri dhe një numër të lartë gardistësh. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, deputetët demokratë të vendosur përballë gardistëve i kanë hapur të buzëqeshur rrugën Gonzatos, teksa ky i fundit i ka dhënë dorën disa prej tyre.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga Kuvendi, ambasadori i BE-së “kyçi gojën”, kur u pyet në lidhje me kaosin në parlament.

“Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm. Duhen marrë të gjitha reformat për të përmirësuar progresin. Progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës. Opozita ta kryejë rolin e saj brenda Kuvendit. Nuk dua të komentoj për protestën e opozitës. Lexoni raportin është gjithçka aty. Shpresoj të bëjnë detyrën brenda Kuvendit”, tha Gonzato.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …