Berisha: Masakra në Shkodër nuk vinte nga Sigurimi i Shtetit, por nga mafia e shtetit, një forcë po aq e urryer

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar të tjera detaje në lidhje me masakrën e djeshme në Shkodër, ku mbetën 3 viktima.

Berisha tha se, masakra e djeshme në Shkodër nuk vinte nga Sigurimi i Shtetit, por nga mafia e shtetit, një forcë po aq e urryer.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, Shkodra, ky qytet për kombin i shenjtë, historik, me kontribute të jashtëzakonshme, mbrëmë u përgjak nga banda e qeverisë.

Në historinë e saj, Shkodra ka njohur masakra, ka njohur represione, por ajo ka ditur të rezistojë, ka ditur të triumfojë gjithmonë.

Në nëntor të vitit 1944, Shkodrën e vendosën nën pushtim forcat terroriste komuniste, por Shkodra mbeti bastion kryesor i antikomunizmit në Shqipëri dhe Europë.

Në vitin 1991, falangat e Sigurimit të Shtetit shkrehën breshëritë vdekjeprurëse mbi gjokset e të rinjve të qytetit dhe realizuan një masakër për të cilën morën ndëshkim botëror.

Masakra e djeshme nuk vinte nga Sigurimi i Shtetit, por masakra e djeshme vinte nga mafia e shtetit, një forcë po aq e urryer sa ç’ishte Sigurimi dikur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dervishi: Në qeverisjen e PD do të eliminohen bllokimet rrugore dhe të zhvillohen korridore strategjike

Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj për transportin dhe infrastrukturën, duke e vendosur theksin …