Metaliaj thirrje nga Shkodra: Duhet të rrëzojmë krimin dhe kryekriminelin Rama!

Deputetja e Partisë Demorkatike, Lindita Metaliaj, në fjalën e saj në marshimin në qytetin e Shkodrës u shpreh se fatkeqësisht Shkodra si djep i artit e i kulturës sot është është me kokën poshtë për situatën ku ndodhet vendi.

“Tashmë Rama është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet, ndaj ne do e vijojmë betejën tonë, dhe kjo është vetëm një pjesë pasi ne do të jemi në mbrojtje të qytetarëve gjithmonë”- u shpreh Metaliaj.

“Duam të sensibilizojmë edhe qytetarët që të na bashkohen në këtë marshim për situatën e rëndë ku ndodhet rendi e siguria publike në vend.

Mos të harrojmë që Shkodra është veriu i Shqipërisë, është djepi i demokracisë, i arti, i kulturës i humorit dhe i këngës, por sot fatkeqësisht është me kokën poshtë për situatën ku ndodhet vendi.

Ndaj ne jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët duke ju thënë të mos nënshtrohen, të qëndrojnë me kokën lart dhe nuk mund të mposhtet Shkodra nga krimi apo regjimi diktatorial i Ramës.

Tashmë Rama është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet.

Ndaj ne do e vijojmë betejën tonë, kjo është vetëm një pjesë saj e cila do vazhdojë, do jemi me qytetarët në mbrojtje të tyre si misionarë.

O sot e o kurrë është momenti që mos të nënshtohemi dhe i ftoj gjithë qytetarët të na bashkohen”, tha Metaliaj.

About Redaksia

Check Also

Takim pune me kandidatët e Qarkut Lezhë/ Gjekmarkaj: Përkushtim për fitoren e PD në 11 maj

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim pune me …