Berisha-gazetarëve: Asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem unë

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama njëzëri i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë akuzat mbi të cilat SHBA e shpalli Sali Berishën non grata.

Por a ka frikë ish-kryeministri nga kjo thirrje që po i bëhet drejtësisë për të vepruar kundër tij?

“Absolutisht, asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem unë. Sepse kam kodin tim të pathyeshëm, dhe kjo është panciri i Sali Berishës” tha ai.

Pasi listoi akuzat kundër Lulzim Bashës për lobimin në SHBA, gazetarët e pyetën se përse nuk i kërkon SPAK që ta hetojë, por ai u përgjigj duke thënë se ky organ është krijesë e PS-së.

“Po bën shaka apo me të vërtetë po më thua? A nuk e mbylli dosjen SPAK-u. A nuk tha Rama që SPAK-u është krijesë e PS-së. Ata mbyllin dosjen unë të kërkoj të hapin prapë dosjen” tha ai teksa hyri në Kuvend.

About Redaksia2

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply