Denoncimi i Berishës: Si e kthyen Bashën nga Amerika

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në një proponcim për gazetarët se, Basha u nis bashkë me Agron Gjekmarkajn për në ShBA, por Gjekmarkaj shkoi, ndërsa Basha u kthye në Romë pasi atje e priste FBI.

“Atë thirrje e kam bërë unë me kohë, por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë nërkombëtare dhe atë shqiptare, është Lulzim Basha. Prandaj kur të dalë para jush, pyeteni pse u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove në SHBA. U kthye se e ka të hapur dosjen Muzin nga FBI. Nëse shkonte, përballej me ligjin”, tha Berisha.

“Ju duhet të pyesni pse Edi Rama e mbylli dosjen e rusëve. Ju duhet të ruani sensin e investigimit, në interesin më të mirë të profesionit tuaj. Për të mos thënë pastaj, dosjen e Toyota Yaris.

Pas atij emisioni në Opinion, Rama deklaroi se atij i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që unë e mohoja se ishte dosja ruse, ajo sipas Edi Ramës dhe disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. Është thjesht e verifikueshme”.

“Basha është anëtar i grupit. Por ka disa procese që ia ka krijuar vetes. Është dosja Muzin, është dosja e Toyota Yaris dhe ndoshta ndonjë tjetër. Afera është ndërkombëtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Atë që nuk ja ka bërë as Vuçiç deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ja bën Rama

Deklarata e VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare! Sot, në …

Leave a Reply