Trump: Do kandidoj për President të SHBA! Lufta e Rusisë në Ukrainë është genocid!

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump, e quajti genocid luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Të martën, Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e genocidit në Ukrainë.

Ish-Presidenti republican, Donald Trump, i cili tregoi se mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, përdori gjithashtu këtë term të mërkurën në një intervistë me Fox News.

Pasi kritikoi Bidenin për politikat që çuan në inflacion të lartë, Trump tha: “dhe tani le të shohim ngjarjet në Ukrainë – është gjenocid”.

Republikani, i cili është kritikuar nga shumë për mbajtjen e marrëdhënieve shumë të ngushta me Putinin dhe rusët, më parë e quajti holokaus pushtimin rus, shkruan mediumi amerikan, The Hill.

Trump më vonë përsëriti se, Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do të ishte ende president.

About Redaksia

Check Also

Trump e quan rivalen e tij “një të çmendur të së majtës radikale”

Përpara fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden, Donald Trump “lëshoi një breshëri sulmesh” kundër kundërshtares …

Leave a Reply