Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë. Zhupa tha se, ato listat tuaja që foli ai SP-ja i PS, i cili dilte me kapuç të zi dhe kapele dhe takonte kriminelët në fushatën në Sarandë.
“Mediat nxjerrin të dhënat, dhe në 8 vite të PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, të cilat nuk kalonin 10 ditë. Kurse ju, vetëm brenda një dite keni përjashtuar 24 deputetë, dhe sesionin e kaluar keni përjashtuar 46 deputetë, për të kuptuar standartin.
E dyta, për procedurë. Ato listat tuaja që foli ai SP-ja i PS, i cili dilte me kapuç të zi dhe kapele dhe takonte kriminelët në fushatën në Sarandë. Ato fitoret e PS që thotë ai SP-ja, ai zotërija atje duhet të ketë kurajon edhe të thotë kujt ia atribuon 23, 951 mijë votë të qarkut Durrës që i ka marër Çyrbja, Rraja dhe dhe Koka? Për këto vota do të mbajë përgjegjësi ai që ndryshoni konfigurimin e këtij parlamenti se kush ishte opozita dhe kush ishte mazhoranca?
Po marr vetëm një qark, nuk po marr qarkun e atij zotërisë që mori xhaketën e burgut e ta bëjë provë se ishalla i bën e të jetë gati për dosjen 184.
Se po t’i hysh të gjithë qarqeve, ju nuk dilni as mazhorancë, as me legjitimitet e aq më pak pastaj me nder të jeni Parti Socialiste.
Kështu që, kur vini këtu dhe na tregoni procedurën dhe moralin si mazhorancë, shikoni pak kujt krimineli i detyroheni, shikoni pak si i keni marrë votat dhe pasatj hajde flisni me ne.
11 vite ke znj.Spiropali, 11 vjet sa për 110 vite. Kaq kisha!”, tha Zhupa.