Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex Soros në Shqipëri.

I ftuar në një lidhje direkte në “Now me Erla Mëhilli”, Berisha theksoi se Soros vjen në udhëtime misterioze çdo 2-3 javë në Shqipëri.

Berisha: Shqipëria është vendi, jo atdheu i dytë, por atdheu një e gjysmë. Ai vjen në këtë vend të paktën çdo dy apo tre javë në udhëtime misterioze. unë kam ftuar dhe ftoj FBI-në ta hetojë. cilat janë arsyet që ai vjen çdo 2-3 javë në Shqipëri?

Kjo dallgë me inspiracion ekstrem të majtë e sponsorizuar nga Xhorxh Sorros këtu gjeti një shtrat të ngrohtë, strehën e vetë. Mos harroni një gjë, nuk ka asnjë reagim ndaj aktit më brutal që kemi parë ndonjëherë, se arrestimi, tërheqja zvarrë dhe goditjes së Ilir Metës.

About Redaksia

Check Also

Takimi me zëvendësin e Rubios, Landau/ Angazhim amerikan kundër korrupsionit, karteleve dhe krimit të organizuar

Fatmir MEDIU Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të …