Deputeti demokrat, Agron Shehaj duke folur në sallën e parlamentit për raportin e DASH, është shprehur se Shqipëria është e korruptuar, pasi ka një kryeministër dhe qeveri të tillë
“Korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në çdo nivel, jo vetëm në tenderat, por në çdo fushë apo sektor ku nevojitet një leje, autorizim, apo licencë nuk ka asnjë lloj garë, asnjë nuk ka mundësi të garojë, çdo gjë vendoset në bazë të lidhjeve korruptive politike dhe rasti i ministres Xhaçka është më i qarti.
Sa sipërmarrës të vegjël apo të mesëm shqiptare ka me prona në bregdet, me kapital, të talentuar, me eksperiencë në turizëm, banues të zonave bregdetare që do të ëndërronin të kishin lehtësirat e investitorit strategjik. Pafund.
Ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqje dhe të dorëzojë mandatin sa më shpejt sepse qartësisht ka marrë përfitime nga Shteti Shqiptar.
Këto janë arsyet pse bota e tregon Shqipërinë me gisht si një nga vendet më të korruptuara të Europës dhe ky është shkaku kryesor i varfërisë në Shqipëri dhe i largimit të të rinjve nga vendi.
Shqipëria është e korruptuar sepse ka një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar”, është shprehur deputeti Agron Shehaj.