Afera e inceneratorëve/ Bllako dëshmon në SPAK: Unë vetëm përcolla shkresën tek Rama!

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako ka dhënë dëshminë e tij sot në SPAK. I pyetur nga prokurorët në lidhje me akuzat, ai është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës.

Bllako është shprehur se ai vetëm ka përcjellë shkresën për tek Këshillimi i Ministrave për miratim.

Për më shumë se dy orë ish-deputeti socialist Alqi Bllako ka dhënë në SPAK, versionin e tij të fakteve dhe rolin në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit.

Ish-sekretari I Ministrisë së Mjedfisit ka deklaruar para prokurorit të çështjes se nuk janë të vërteta akuzat e ngritura ndaj tij, për këtë aferë. Për çështjen e shpronësimit të tokës në vendin ku do të ndërtohej inceneratori, Bllako i tha SPAK se nuk ka patur funksion vendimmarrje.

Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm në këtë dikaster.

‘Unë kam patur për detyre vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim’, është shprehur ish-deputeti.

Bllako i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit edhe për emërimin e babait të tij në mënyrë fiktive në inceneratorin e Tiranës.

‘Kontrata për punësimin e babait nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Im atë e ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratorin e Fierit’, ka thënë Alqi Bllako për prokurorët e SPAK.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply