Berisha: Është radha jonë t’i nxjerrim monstrat bashkë me padronët e tyre në gjyqin publik të shqiptarëve!

Lideri i opozitës Sali Berisha, në tubimin e mbajtur në “Rrugën e Shpresës”, kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe mbështetësit e tij.

Berisha deklaroi se akuzat kundër tij për favorizim të familjarëve janë të pabaza, pas një hetimi katërvjeçar.

Ai theksoi se është momenti për opozitën dhe qytetarët shqiptarë që t’i japin fund pushtetit të qeverisë aktuale.

“Të dashur miq, 10 muaj më parë kjo farë e shpifur e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit u tha shqiptarëve se, Sali Berisha ka miratuar ligje, ka firmos vendime për të favorizuar dhëndrin e tij dhe kushërinjtë e dhëndrit të tij.

Miqtë e mi, sot pas një hetimi 4-vjeçar këto mosntra s’kanë gjetur një vendim, s’kanë gjetur dot një ligj nominal të dedikuar një personi të firmosur nga Sali Berisha, kryeministër, kryetar mazhorance, president, apo çfarëdoqoftë.

Monstrat e krimit që tregëtojnë çdo natë me vrasës, me kriminelë, me banditë. Që iu marrin përqindjen e fitimit të trafiqeve, u marrin përqinden e fitimit të vrasjeve. Këto monstra janë vërsulur kundër opozitës, pluralizmit në Shqipëri.

Mbyllin çdo dosje për veten e tyre, mbulojnë krimet e veta të shëmtuara, mbulojnë krimet e Edi Ramës, krimet e Erion Veliajt, krimet e lubi Ballukut, ministrave, qeveritarëve të tjerë. Harrojnë se në këtë mënyrë ata konsumojnë veprat më të rënda penale, por koha e tyre në vendin nga erdhën përfundoi lavdi Zotit!

Është në dorën tonë!

Është radha jonë që të përfundojë edhe në Shqipëri, një minutë e më parë!

Është radha jonë, t’i nxjerrim monstrat bashkë me padronët e tyre në gjyqin publik të shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Katër ministrat e Ramës me 6.2 milionë euro pasuri, kryeson Balla me…

IGLI HASANI NË 2013 DEKLARONTE 147 MLN LEK PASURI NË 2023, QARKULLIMI SHKON NË 1.1 …