Berisha: Rama ka përjashtuar 40% të popullatës që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferecës së sotme me gazetarët ka parashtruar për publikun se si 40 përqind të popullatës shqiptare që jeton në fshat është përjashtuar nga Rama përfitimet buxhetore nga qeverisja aktuale.

“Një përshëndetje të veçantë gazetarëve të pranishëm dhe përshëndetje të përzemërt qytetarëve që ndjekin këtë konferencë shtypi.

Përsëri jemi në periudhën e diskutimit të buxhetit dhe për PD, shtyllë themelore e programit të saj do jetë ekonomia.

Në këtë kuadër, ne kemi denoncuar këtë buxhet si buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori.

Si buxhet që rritjen ekonomike e bazon në drogë, në kullat e korrupsionit dhe drogës, kurse të ardhurat i shndërron në parajsë për shqiptarët.

Sot unë jam për të denoncuar përjashtimin pothuajse të plotë, pothuaj në shkallë ekstreme të 40 përqind të popullatës shqiptare që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore që janë kushtetuese dhe ligjore.

Përjashtimin e një sektori që kontribuon në prodhimin e brendshëm me rreth 20 përqind të tij.

Për bujqësinë, me të cilën mbahen pra 40 përqind e popullatës, e cila kontribuon në rreth 20 përqind të prodhimit të brendshëm, buxheti i këtij viti parashikon në mënyrën më absurde gjithsej 40 milionë euro.

Gjithsej më pak se një të dyqindtën e buxhetit prej 8.8 miliardë euro.

Gjithsej më pak se një të gjashtëqindtën e prodhimit të brendshëm të vendit.

Nuk ka një vend të dytë në botë të shumëzojë me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon me 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që mban 40 përqind të popullatës, ta përjashtojë në këtë mënyrë shkatërrimtare.

Në këtë mënyrë të qëllimshme, që të nxisë me të gjitha mënyrat rrënimin e prodhimit bujqësor, blegtoral, rritjen e çmimeve në treg të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, largimin masiv të familjeve nga fshati për në vende të tjera.

Falimentimin e fermave të tyre.

40 milionë euro të caktuara janë 4 gjer në 8 herë më pak se sa subvencionet që quhet në vendet e rajonit.

Kjo i bën tërësisht jokompetitivë në çmime, krahasuar me fermerët e rajonit, nuk po flas për të Greqisë që marrin subvencion edhe 20 herë më shumë se fermerët në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Çfarë pritet të ndodhë në protestën e opozitës, flet Luçiano Boçi

Opozita përgatitet për protestën e radhës, e cila paralajmërohet se do të ketë një qasje …