E akuzoi si “trafikant droge”/ Protestuesi i përgjigjet Ramës: Jam student ekselent i Mjekësisë me mesatare 10

Kryeministri Edi Rama doli sot për t’i bëri gjyqin publik disa personave, që janë arrestuar për protestat e studenteve dhe sipas tij nuk janë studentë.

Por njëri prej tyre, Jon Suloymeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama, doli para kryeministrisë, për ti thënë se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10”.

Sipas studentit, ato që deklaron Rama janë mashtrime dhe përpjekjet e fundit të një diktatori.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori.

Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di nëse do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë”, tha Jon Suloymeri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

Alban Tirana: Përshëndetje Doktor. Këto ditë në rrjetet sociale, patronazhistët dhe disa analistë të majtë, …