Nga Redin HAFIZI
Me Donald Trump ne fituam atë që vërtet jemi. Amerika është e qytetarëve dhe jo e George Soros.
Ne vërtet kemi ardhur nga situata të ndryshme, të vështira, por me dëshirën për t’u bërë pjesë e Amerikës. Condoleeza Rice ka thënë se thelbi i Amerikës nuk është kombësia, etniciteti apo besimi fetar. Amerika është një ide dhe kjo ide e kthyer në besim bën njerëzit të vijnë nga situata shumë përulëse për të ndërtuar një të ardhme të lartë. Kjo është Amerika dhe e veçanta e saj. Këtë sjell Donald Trump. Këtë donin të hiqnin Soros dhe sorrollopi i tij, por emigrantët në Michigan i dhanë sërish kuptim ndjenjës përse ne u larguam nga vendet tona dhe erdhëm në USA.
U bë propagandë e madhe se Donald Trump është kundër emigrantëve, dhe në Michigan ai u votua nga emigrantët. Përveç komuniteteve Italianë dhe Grekë që në Detroit janë më konservatorë, në zgjedhjet e fundit ndryshimin e bënë komuniteti Arab dhe Shqiptar që u salduan pas Presidentit Trump. Shqiptarët nuk e durojnë pabesinë dhe të gjithë e panë kandidimin e Kamala Harris si një thikë në shpinën e Presidentit aktual. Amerika nuk mund të promovojë pabesi. Amerika është shquar për pragmatizëm, por jo për pabesi. Prandaj kurrë Shqiptarët e besës nuk mund t’i jepnin votën Kamala Harris dhe kurrë demokratët nuk do të kenë votën e Shqiptarëve nëse vijnë me pabesi.
Politika duhet të bëhet më Amerikane, më afër nesh, më afër “We the People”. Politika duhet të jetë NE. Kjo tregoi vota popullore në USA dhe shpresoj që ky shembull të shpërndahet kudo në botë. Pra në Shqipëri patjetër që duhen urryer propagandistët politikanë e duhen zgjedhur me votë ata që bëjnë punë pa zë. Ky është Trump. Le ta bëjmë edhe Shqipërinë si Amerika, pasi edhe këtu janë Shqiptarë që votojnë dhe do të hedhin shpejt votën edhe kundër regjimit të George Soros në Tiranë.
Ky manipulator politik ka si pikën më të fortë korruptimin e zyrtarëve të lartë në qeverrisjen e vendeve Europiane. Fondacioni Soros ka mbështetur gjithashtu korruptimin e zyrtarëve në Administratën Amerikane. Prandaj helmi i korrupsionit është shpërndarë kudo në botë dhe madje në Ukrainë po fshihet pas luftës. Çdo luftë fsheh korrupsionin e fuqive të mëdha. Ndërkohë vota qytetare sjell sërish qeverrisjen tek individi. Prandaj këto zgjedhje sollën tek ne Amerikën, sollën edhe një lider për të gjithë botën. USA gjithnjë udhëheq botën.