Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se, tashmë opozita është çliruar nga pengmarrja dhe Edi Rama ka një problem madhor, nuk mund të bëjë pazare me Sali Berishën.
“Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizonte një kongres të tillë? Interesat e klaneve mafioze të drogës. Por edhe frika dhe tmerri se mos SKAP-i i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij. Këto ishin dy motivet që e shtynë atë në ekstrem.
Ai ka tmerr nga opozita e vërtetë. Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive apo peng-opozitën ka marrë fund. Ai e di se shqiptarët, çdo ditë e më tepër, po vendosin që t’i japin atij përgjigjen e merituar. Në garat e ardhshme, shqiptarët do e arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.
Por çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Sali Berishën nuk mund të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij.
Nuk them se nuk i kujtohen tre disfata pas vitit 2005 deri në vitin 2011. Por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar për hunde nëpërmjet udhëheqjes së tij”, tha Berisha.