Kodi i heshtjes, apo qeveria e heshtjes!

Nga Alba KEPI

Pas indiferencës, arrogancës, gënjeshtrës e mashtrimit të pushtetëshëm, në Shqipëri po shfaqet një tjetër fenomen akoma më i rrezikshëm.

Quhet heshtja, që në sjellje e formë ka kodin e saj, përcjell e kapton sinjale me harac të gjithë shoqërinë.

Kodi i heshjtes, nuk është gjë tjetër vec një nga elementët e strukturës së kulturës së një sistemi mafioz, grupi mafioz, e të figurës së një mafiozi.

Kodi i heshtjes është nevoja për të bërë rregullin tënd pa nevojën e ligjeve.

Në fjalorët më të mirë të botës kur flitet për sistem mafioz, fjala heshtje, shpjegohet si baza e ekzistencës së tij.

Heshtja është formë solidariteti me botën e krimit, heshjte ndaj një vepre kriminale për të penguar ndëshkimin e saj, heshtje ndaj gabimeve për të mbrojtur interesat personale, heshtje nga pasojat e krimeve.

Heshtja ose më mirë kodi i heshtjes është formë përurlje e mjet nënshtrimi ndaj rregullave të botës së krimit.

Kodi i heshtjes është frika!

Frika për të mos u ekspozuar, për të mos komentuar, për të mos denoncuar emra e fakte me rrjedhë pasoja. E fuqia e krimit, sistemit mafioz, grupit mafioz, mafiozit mbështetet tek heshtja!

Këto tre-katër vitet e fundit, pushteti në Shqipëri ka prodhuar megaskandale që mund të shkundinin qeverinë e cdo vendi në botë, qoftë i botës së tretë apo i vendeve në zhvillim!

Minsitra, drejtorë, funskionarë të lartë, deputetë, njerëz në postet më strategjike për sigurinë e rendin kombëtar, janë përfshirë në to, sic janë përfshirë dhe toka e pasuri kombëtare të grabitura e njëherësg të mbrojtura nga Kushtetuta.

Heshtje dhe përballe gjobave që qytetarët duhet të paguajne nga gabimet e shtetit.

Përballë gjithckaje vec heshtje!

E keqja thuhet se vë rrënjë, kur pèrsoni nis e beson se është më i mirë se të gjithë e me arrogancë arkitekton shkatërrimin,

Ndërsa heshtja, ah heshtja përballë këtij shkatërrimi vret njësoj si mafia e me harac të gjithë Shqipërinë!

Mafia blen me heshtje gjithcka që është në shitje dhe shpirtin e personave e “Pushteti ka nevojë për mafian për të mbnrojtur veten”, shkruan një prokuror i njohur antimafia.

Problemi madhor ështe të kuptojmë se po vepron një kod heshtje apo nje qeverisje heshtje?!

About Redaksia

Check Also

1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Nga Lutfi DERVISHI Në një përpjekje të pafundme për të qëndruar në kontakt me qytetarët, qeveria …

Leave a Reply