Berisha: Kongresi i PS ishte kongres i mafies shtetërore! Rama tha se SPAK është vepër e PS

Ish-Kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët në Selinë e PD, e cilësoi kongresin e PS një javë më parë si kongres kriminal. Ai tha se, Edi Rama e do në burg dhe këtë e kërkoi hapur duke i bërë thirrje SPAK-ut që ta hetojë.

“Kongresi i një mafie shtetërore, ose le ta quajmë kongresi i Cosa Nostra-s. Kjo u faktua te tematika kryesore e këtij kongresi. Shqiptarët, që prisnin me padurim të dëgjonin se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijon rritja e çmimeve, nuk morën asnjë përgjigje.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, rrahën gjoksin dhe u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, i informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, në anketën e mashtrimit kombëtar. U zotuan me solemnitet se nëse shqiptarët janë dakord për përdorim individual, do lejohet edhe përdorimi individual. Praktikë kjo e shkatërrimit kombëtar.

Gjithçka në kuvend u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte, flakët e inceneratorëve. Të mbulohej kjo aferë, me të cilën që nga Edi Rama deri te vartësit e Alqi Bllakos dalin para jush si një organizatë kriminale, që ka vjedhur qindra milionë dhe do vidhnin qindra të tjerë. Vetëm në një aferë.

Nuk u tha asnjë fjalë se përse Edi Rama si kreu i organizatës mafioze të inceneratorëve firmosi kontratën me negocim të mbyllur. Kjo do të thotë negocim në shpellat e mafies. Zyra e kryeministrit është shndërruar në shpellë. Ajo lejon kontratën me negocim të mbyllur. Sepse kryejuristi i organizatës kriminale, Agaçio, që lumturon bosët e mafias me dhjetëra e dhjetëra hektarë tokë, në vend që të respektonte Kushtetutën dhe të thoshte se kjo nuk mund të firmoset, argumenton se kjo është legjitime”, tha Berisha.

“Ata që kanë pasur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohet duke e quajtur SPAK-un, si SPAK i partisë, u gjetën në mënyrë të zhgënjyer. Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër i PS, është fëmija e saj, pjellë e saj dhe këtë duhet ta dijë Shqipëria dhe bota.

Në diktaturë, ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria, gjykatat, policia, ushtria, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë. Armë në duart e partisë. Armë në duart e diktaturës së proletariatit. Këtë herë nuk është më diktaturë e proletariatit. Këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit.

Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë SPAK-un e partisë duke i thënë që e dua Sali Berishën në burg dhe në djall opozitën. Në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, kuvende të  tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar, por kaq të paskrupullt, kaq të hapura, përpiqej që të maskonte diçka”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply