Berisha: Emigrantët do jenë Leva e Arkimedit në një sukses të ri si ai i vitit 1992

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të mobilizohen dhe të zhvillojnë sa më shumë takime me diasporën dhe emigrantët kudo ku janë.

Sipas Berisha, ‘emigrantët do jenë Leva e Arkimedit në një sukses të ri si ai i vitit 1992’.

“Çështje e dytë që dua të sjell në vëmendjen tuaj është çështja e votës së shqiptarëve jashtë vendit.

Grupi ynë i punës, zoti Bylykbashi, zoti Kaso dhe përfaqësuesit tanë në KQZ kanë bërë një punë intensive, serioze për kuadrin, për udhëzimet në zbatim të këtij ligji që u miratua.

Ne jemi të gatshëm të votojmë çdo lloj ndërhyrje të nevojshme për ta bërë procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit sa më pa pengesa, të mundshëm, transparent, të pamanipulueshëm.

Nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një të drejtë themelore, kushtetuese të qytetarëve shqiptarë qe ne kurrë nuk e shmangim dhe nuk do ta shmangim, por siç i qëndruam, do i qëndrojmë.

Natyrisht në këtë kontekst nuk ka dyshim se PS e përballur me zemërimin dhe revoltën e brendshme dhe të shqiptarëve jashtë do bëjë gjithçka për ta ndërlikuar këtë proces.

Detyrat tuaja konkrete janë shumë të rëndësishme.

Një formular është shpërndarë. Ndjekja e mbushjes së këtij formulari për çdo anëtar dhe mbështetës tonin, por edhe për qytetarët e tjerë pa ndonjë hezitim sepse ne në këto zgjedhje ju garantoj se do ketë, dhe do ketë zgjedhje të lira, një pjesë e mirë e socialistëve do votojë PD-në, siç votuan demokratët për republikanët në SHBA.

Pse votovë për republikanët, e pyetën një demokrat denbabaden në Mizuri të SHBA. Votova se 4 vite nuk më rriti njëherë rrogën kush këtu.

Dhe janë të tillë dhjetëra mijëra socialistë që do votojnë për PD-në.

Ndaj dhe ta marrim në mënyrën më serioze çështjen e mobilizimit të çdo potenciali për shqiptarët jashtë vendit.

Do jenë ata Leva e Arkimedit në një sukses të ri si ai i vitit 1992”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …