Ish-ambasadorja Amerikane Yuri Kim nuk mban më një post diplomatik në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Pas largimit nga diplomacia Amerikane në shtator 2025, ajo kaloi në sektorin privat, ku u emërua në një pozicion të lartë drejtues në kompaninë Amerikane të energjisë ExxonMobil.
Më 30 tetor 2026, Yuri Kim ka darkuar me kryeministrin Edi Rama në një nga restorantet e kryeqytetit.
Cili është motivi i kësaj darke? Çfarë e lidh dhe e mban në vazhdimësi këtë raport mes ish-ambasadores dhe kryeministrit Rama?
Një gjë është e sigurtë: ish-ambasadoreve Amerikane ju lezetojnë takimet në orët e mbrëmjes me narko-qeveritarin e Shqipërisë.
Kur mbante postin diplomatik, Kim, më shumë se një përfaqësuese serioze e diplomacisë Amerikane, është sjellë si një patericë e kryeministrit Rama, në dëm të demokracisë në Shqipëri.
Në opinionin publik, ajo është një figurë aspak e pëlqyer. Madje është perceptuar si figurë e korruptuar dhe e lidhur me pushtetin e Ramës.
Rikthimi në Tiranë dhe darka me kryeministrin, me sa duket, dëshmojnë se Kim dhe Rama flasin të njëjtën gjuhë: atë të biznesit.
Gazeta RD