Studentët vijojnë protestën në Tiranë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë, pas një dite të mbushur me marshime në disa prej rrugëve të Tiranës dhe ndalesa në institucione e seli politike.

Të rinjtë e nisën aktivitetin që në orët e para të ditës, duke u drejtuar fillimisht në universitete. Ata hynë në disa auditorë, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkohen bojkotit të mësimit.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi i tyre është qëndrimi në protestë deri në plotësimin e kërkesave.

Pas kalimit pranë Ministrisë së Arsimit, studentët ndaluan edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku adresuan thirrje edhe ndaj opozitës.

Marshimi përfundoi para Kryeministrisë, ku të rinjtë vijuan tubimin e tyre. Në bulevard, në momentin e zhvillimit të protestës, prania e forcave të policisë ishte e kufizuar.

About Redaksia

Check Also

 Pse Rama vendosi ta mbrojë sërish Vuçiçin në Bruksel

Kur Edi Rama u ul përpara gazetares së Euronews në Bruksel për të folur për …