Berisha: 5 nëntori një pikë kthesë edhe në Shqipëri ndaj dhe duhet të përgatitemi…

Në fund të fjalës së tij me drejtuesit e qarqeve, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje që duhet të përgatiten për mosbindje civile të zgjatura dhe për sakrifica të demokratëve.

Berisha edhe njëherë theksoi se, 5 nëntori nuk ishte vetëm një pikë kthese në SHBA, por edhe në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha

Së fundi, ne jemi në betejë.

Kjo betejë ka pasur momentet e veta.

Por kjo betejë jo vetëm që nuk mund të ketë të ndalur, por duhet të synojë kulme dhe duhet të synojë format më të zgjatura.

Duhet të jeni të hapur në debat me anëtarët dhe mbështetësit tanë.

Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë dhe lirisë tuaj.

Largimi i tij dhe krijimi i qeverisë teknike është kushti i të gjitha kushteve për fitoren e PD dhe zgjedhjet e lira.

Ndaj dhe duhet të përgatitemi për mosbindje civile të zgjatura, për sakrifica.

Ne jemi shpresa e fundit dhe ju si udhëheqës të qarqeve të PD keni detyrë ndër më kryesoret këtë proces.

Por mos harroni se në të vërtetë, 5 nëntori shënon një pikë kthese në mbarë botën e lirë dhe akoma më shumë në Shqipëri.

Me 5 nëntor gumëzhinte selia e PS, kishin vërshuar arkat në tarracë me fishekzjarre dhe në salla më shampanjë.

Në vitin 2017, të dashur miq, më 13 nëntor kishte paguar dhe hapur ekspozitën në Nju Jork, ku priste t’ia inauguronte presidentja e zgjedhur, Hillari Klinton.

Këtu kishte zgjedhur datën 12 nëntor për të pasur një zoom me rastin e paraqitjes së librit të presidentes së zgjedhur, Kamala Harris.

Uroj që partia e madhe demokrate amerikane të evitojë në të ardhmen çdo lidhje me çiftin Rama, të cilat janë një ogur i keq në çdo rast për të.

Rrëfeva këtë episod për të theksuar se demokratët shqiptarë nuk mund të jenë më siç kanë qenë gjer sot, objekt, subjekt i sulmeve të pandershme, i përpjekjeve për asgjësimin e kësaj partie, por përkundrazi varet krejtësisht prej tyre për të ecur të sigurt drejt pushtetin që meritojnë.

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …