Hoti-Spiropalit: Mos e keqpërdor Gardën e Republikës për paradën tënde të modës!

Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza të forta ndaj maxhorancës. Ndërkohë deputetja e PD-së Elda Hoti tha se, Ilir Beqaj lëvizte i lirë në Kryesinë e Kuvendit pasi Garda ishte e zënë duke shoqëruar kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali në Panairin e Librit.

“Ilir Beqaj lëvizte i lirë mbrëmë dhe dy ditë me radhë nëpër korridoret e Kuvendit sepse 30 gardistë dje ishin të zënë duke shoqëruar zonjën Spiropali se do të shkonte në panairin e Librit. Znj. Spiropali mos e keqpërdor Gardën e Republikës për paradën tuaj të modës. E paprecedentë zonjë ajo që ndodhi në komisionin hetimor”, tha Hoti.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …