Bardhi: Balluku-Veliaj gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në Kuvend se zv-kryeministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin për përplasjen që kanë brenda Partisë Socialiste.

Por, pas kësaj deklarate, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali doli në mbrojtje të dy kolegëve të saj në parti, duke u përplasur me Bardhin. Ky i fundit iu kundërpërgjigj Spiropalit se të mos bëjë sikur e do Ballukun, pasi e di se çfarë thotë për të privatisht.

Pjesë nga diskutimi

Bardhi: Sa i takon probleme tonë ta brendshme, ne jemi të hapur dhe i bëjmë në publik. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin.

Spiropali: Të lutem Zoti Bardhi, këto janë akuza të rënda, nuk janë retorikë politike…

Bardhi: E para njëherë sa herë përmend Belindën bën sikur e mbron. E di shumë mirë sa e do, ndaj të lutem më lër ta mbaroj…

Spiropali: Zoti Bardhi ju nuk lexoni dot zemra. Nuk lexoni dot sa e dua unë Belinda Ballukun…

Bardhi: Di cfarë thua ti privatisht…

Spiropali: O zoti Bardhi, jo akuza…

Bardhi: Zemra nuk lexoj po di çfarë thua ti edhe ajo për ty privatisht për njëra-tjetrën.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …