Këlliçi: Arritja e vetme e kreut të 5D është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës!

Gjatë fjalës së tij, në protestën e organizuar para bashkisë lidhur me çështjen e inceneratorëve, teksa deputetët e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryehajdutit Veliaj, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, u ndal tek sulmi që Veliaj, përmes mediave të tij isulmoi kryeprokurorin e emëruar nga Trump në SHBA.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Veliaj i që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane.

“Faleminderit për këtë pjesmarrje në protestën rekod në javën e 35-të kundër jo vetëm ushtarit të korrupsionit që është Veliaj, pronari faktik i inceneratorit dhe kreut të 5D, po tashmë siç e di edhe edhe mbarë rajoni kundër ushtarit më besnik të Sorosit, Erion Veliaj.

Ushtari i fondacionit ‘Shoqëri e hapur’ i cili ka marë guximin dje në mediat e tij ku kryeson Karlo Bolino të fillojë e të sulmojë kryeprokurorin e emëruar tashmë nga Trump në SHBA.

Ky njeri që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane e ndaj mos harroni se është Veliaj ai që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit.

Nga kjo foltore këtu kemi denoncuar lidhjet e Veliajt me Iranin e Rusinë, me kompaninë ‘Matna Grop’ iraniane e Veliaj sot është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Të dashur miq, arritja e vetme e kreut të 5D, në këtë 9 muaj siç edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali e tha ditën e djeshme, është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës.

Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre.

Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes ‘Policisë së Shtetit’ e ‘Drejtorisë së Tatimeve Vendore’ i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës.

Plani është realiazuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione euro për qytetarët.

Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiraës.

Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha dënon vrasjen e biznesmenit Reçi: Ky është një ekzekutim mafioz i një shteti mafioz!

Në fund të konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe vrasjen …