Balliu: Do të çlirojmë Shqipërinë nga pushteti Sorosist!

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, si drejtues politik për Kavajën dhe Rrogozhinën.

Balliu theksoi se, narkoshteti i Ramës u gjunjëzua përballë fuqisë së qyetarëve të Kavajës dhe tani narkoqeveria Rama – Soros do të gjunjëzohet përballë gjithë Shqipërisë.

“Narkoshteti i Ramës u gjunjëzua përballë fuqisë së qyetarëve të Kavajës dhe tani narkoqeveria Rama – Soros do të gjunjëzohet përballë gjithë Shqipërisë.

Këtu qyteti është i pastër, koshat e plehrave janë të pastra, ndërsa Tirana është e mbytur nga llumi, sepse në Kavajë ka një kryetar Fisnik ndërsa në Tiranë ka një kryetar hajdut.

Sot i deleguari Salianji që korri fitoren me ju është në qeli sepse ai fitoi këtu bashkë me ju.
Sot Ilir Meta, Presidenti i Republikës, ish Kryeministri dhe kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare është arrestuar sepse ai kërcënon interesat e Edi Ramës

Sot Lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha është nën arrest sepse ai është kërcënimi numër 1 i pushtetit të Edi Ramës.

Por njësoj si në SHBA, siç i hoqi Trump Dumanët e Sorosit në Amerikë ashtu do të largojmë Dumanët e Sorosit në Shqipëri”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Atentat në Vlorë, plumba ndaj Kevin Hajrullës, plagoset dhe një i mitur

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” …