Gazetarja amerikane: Reforma në drejtësi në Shqipëri një dështim i plotë! Aleks Soros fle te shtëpia e Enver Hoxhës

Paula Froelich është një nga gazetaret më të njohura në SHBA. Emri i saj është shfaqur në disa prej medieve më të mira dhe shpesh ka qenë në listën e librave më të shitur të ‘New York Times’.

Aktualisht punon për rrjetin amerikan NewsNation.

Në një shkrim aktual, ajo thotë se reforma në drejtësi në Shqipëri ka qenë një dështim i plotë.

Gazetarja shkruan se reforma u bë nga George Soros për të vendosur drejtësinë në pushtetin e Edi Ramës.

“Paga mesatare vjetore në vend vlerësohet të jetë pak më shumë se 8.000 dollarë në vit, dhe kryeministri Rama – ndonëse një i përkëdhelur i Perëndimit – është akuzuar për transformimin e Shqipërisë në një “narko-shtet autokratik”. Ndërsa Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, e ka lavdëruar publikisht Ramën për “reformën në drejtësi”, edhe pse në vend nuk ka gjyqe me juri, një raport i Departamentit të Shtetit për shtetin anëtar të NATO-s thotë “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes”.

Akoma më keq, burime në Shqipëri më thanë se shpesh, në udhëtimet e tij të shumta në Tiranë, Soros preferon të qëndrojë në shtëpinë personale të ish-diktatorit tiranik Enver Hoxha dhe jo në një hotel.

“Është çmenduri”, më tha një burim. “Për shqiptarët, kjo është si të shkosh në Gjermani dhe të qëndrosh në folenë e Shqiponjës së Hitlerit”, shkruan gazetarja.

About Redaksia

Check Also

Atentat në Vlorë, plumba ndaj Kevin Hajrullës, plagoset dhe një i mitur

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” …