Berisha: Takim mahnitës me shqiptarët në Londër, rol përcaktues në përmbysjen e narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi takimin e sotëm me shqiptarët e Londrës, në Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se shqiptarët në Londër janë të vendosur për të marrë në dorë votën e tyre të lirë, si dhe rol përcaktues në përmbysjen e narkoshtetit në Shqipëri.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestare dhe qëndrestarë, të të vërtetave, kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Mirënjohje të pakufishme oratorëve të fjalës së lirë, në këtë tribunë, në të cilën shpërndahen të vërtetat në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve.

Në emrin tuaj, dua të përshëndes me përzemërsi të madhe dhe mirënjohje, ata qindra e qindra emigrantë shqiptarë në Londër dhe qytete të tjera të Britanisë së Madhe, që u mblodhën sot në një takim mahnitës, në një takim me entuziazëm të paparë dhe vendosmëri, për të marrë në dorë votën e tyre të lirë, rol përcaktues në përmbysjen e narkoshtetit në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …