Tension në Kuvend/ Deputetët e PD i kërkojnë llogari Ramës: Ku janë paratë e Becchettit?

Teksa kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në seancën plenare për të folur për buxhetin, deputetët e PD i kanë kërkuar llogari për paratë që biznesmeni italian Francesco Becchetti i mori Shqipërisë në arbitrazh.

Ligjvënësit demokratë po i kërkonin llogari kryeministrit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ku drejtua duke i thënë “Ku janë paratë e Bechetit?”.

Ndërsa Rama nuk kthehu përgjigje, por dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet.

About Redaksia

Check Also

OSBE mbështet protestat qytetare

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare …