Vrasjet në Tiranë, komentuesit e masakrojnë Ramën, ai tallet

Shqipëria është tronditur nga krimi, që ka nxjerrë kryet sërish për të goditur edhe në mes të Tiranës.

Dy ekzekutime mafioze janë regjistruar brenda pak ditësh në Tiranë.

Ndërkohë një 14-vjeçar u vra, duke shokuar opinionin publik.

Vrasjet, droga, aksidentet vdekjeprurëse dhe vetëvrasjet janë bërë të përditshme në vend.

Kurse mediat e huaja nuk hezitojnë ta quajnë Shqipërinë një narkodiktaturë.

Por i vetmi që nuk shqetësohet aspak për këtë situatë dramatike është autori i ndërtimit të këtij shteti kriminal: Edi Rama.

Kur opinioni publik është i tronditur, ai gjen kohë të postojë pamje nga malet e Malësisë së Madhe.

Komentuesit e kanë masakruar duke i kërkuar përgjegjësi dhe llogari për vrasjen e fëmijës në Tiranë, por edhe për krimet e tjera.

Por si gjithmonë, brigada online e Ramës ose i censuron këto komente, ose i fshin sa më shpejt të jetë e mundur.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …