Vrasja e djalit në atentat/ Ish-gjyqtari dënoi Shullazin dhe…

Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.

Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorra-s italiane, për masakrën me tre viktima  në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Klaudio Prendi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.

About Redaksia

Check Also

A i rrezikohet jeta prokurores së Shkodrës nga kërcënimet e Ramës? Atentati ndaj Arjan Ndojit erdhi pas kërcënimeve të ngjashme

Prokurorja e Shkodrës ka kërkuar mbrojtje nga institucionet e drejtësisë pas presioneve dhe kërcënimee të …