Nga Adriana KALAJA
Të Nderuar Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,
Ju sot, po gjykoni një çështje që i takon Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës.
Në fakt, kjo çështje nuk lidhet me individin Sali Berisha, por me frymën që ka mbjellë Zoti Berisha, ne kontributin e tij 34 vjeçar, me Opozitën dhe rrjedhimisht me Demokracinë dhe Pluralizmin në Shqipëri.
Kjo është arsyeja që ky vendim do të mbetet në histori:
Ose do mbaheni mend me turp si zbatues të tutorit Edvin Kristaq Rama, nëpërmjet levave të tij Ëngjëll Agaçi dhe Elira Kokona;
Ose do mbeteni në histori si gjyqtarë me integritet të lartë dhe profesionalizëm të respektueshëm, që u ngritët në lartësinë e detyrës dhe Kushtetutës.
Bëjeni shërbimin Tuaj ndaj Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Koha po Ju vë në sprovë të fortë, që Ju duhet ta kaloni me dinjitet.
Bëjeni.
Asnjë dilemë para interesit më të lartë që është ajo e Shqipërisë.
Tregoni se edhe vendimet e mara në shkelje të Kushtetutës janë thjesht vendime si 0asojë e arsyetimit të gabuar dhe jo të urdhëruara nga narco pushteti.
Bëjeni.
O sot, o kurrë!