Skandali/Ministret e Ramës qeshin, kur deputeti flet për vrasjen makabre në shkollë të 14-vjeçarit

Ndërsa deputeti i PD, Dogjani po fliste në Parlament për vrasjen makabre të 14-vjecarit në shkollë, ministret e Ramës filmohen duke qeshur.

Seanca në Kuvend pati momente tensioni kur po flitej për vrasjen e 14-vjeçarit.

Opozita kërkoi që të mbahej një minutë heshtje, ndërsa kërkoi edhe mbajtjen e përgjegjësive për këtë ngjarje tronditëse.

Por tre ministre, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro po bënin muhabet shtruar në sallën e Kuvend.

Opozita u revoltua me ministret pas këtij momenti.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ngrit drejt foltores.

“Ia kanë shtruar muhabetit të treja si plakat!”, u shpreh Bardhi në nervozizëm e sipër afër foltores, duke treguar ministren Ogerta Manastirliu po bisedonte me dy kolege të saj.

“Ajo është vrarëse…!”, shtoi ai më tej, duke ngritur tonet, duke kujtuar se kishte ndodhur një ngjarje e rëndë në shkollë.

Sërish, mazhoranca refuzoi të mbahej heshtje për vogëlushin e vrarë dje.

 

 

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …