Kushtetuesja kundër Kushtetutës

Nga Luçiano BOÇI

Edhe këtë nuk e kishim as parë dhe as dëgjuar.

Gjykata kushtetuese që mbron me interpretime e vendime cënimin e Kushtetutës sot ka e ka rrëzuar atë, Kushtetutën.

Detyrimi për paraqitje nuk na qenka kufizim lirie i deputetit sipas saj, sikur kjo paraqitje të ishte ftese për cirk dhe jo “kufizim i lirisë në çfarëdolloj forme”.

Dhe këtë e ka bërë në emër të SPAK!

Por thënë më saktë e ka bërë në emër të Ramës!

Tanimë s’ka dyshim që ato janë një dhe që Reforma në Drejtësi është vetëm një revansh i pastër politik.

Kjo nuk është një çështje vetëm e Sali Berishës. Kjo është çështje themelore e shtetit të së drejtës që në një formë apo tjetër e kemi brenda shtëpive tona.

Çfarë ka mbetur tanimë në këtë vend?!

Parlament jo!

Qeverisje jo!

Drejtësi jo e jo!

Media po, por media që mbrojnë jo-të më lartë!

E pse duhet te jetojnë akoma shqiptarët në mes të kësaj poshtërsie?!!

Dy rrugë ka:

  1. Ose ikje nga sytë këmbët, duke lejuar nënshtrimin.
  2. Ose revoltë për të fituar dinjitetin.

Revoltohuni o njerëz mos e vdisni njeriun brenda jush!!!!

About Redaksia

Check Also

Mbyllni në kafaz Edi Ramën, pastaj Tik-tok-un

Nga Ilir LEVONJA Në televizionet shqiptare, 80% të kohës e ka surrati i parruar i …