Gjekmarkaj: Kushtetuesja bëri regres historik!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte të enjten në “Now me Erla Mëhillin” ku u shpreh se, Gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë për Sali Berishën ka bërë regres historik.

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses e cila vetëm pjesërisht pranoi kërkesën e Sali Berishës, ai tha se Gjykata u tregua e papeshë.

“Sot Gjykata Kushtetuese për mua ka kryer një regres historik sepse ajo shfuqizoi çdo përpjekje që është bërë për të ruajtur jo thjesht imunitetin e deputetit, por garancitë kushtetuese të opozitës dhe përpjekjet që janë bërë për ta përsosur këtë betejë.

Unë nuk them që politikani duhet të ketë status të veçantë mbrojtje nëse është fajtor para ligjit. Por në të gjithë botën është një vendim i formës së prerë ai që e dënon një politikan”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …