Noka: Rezoluta e PPE dënon burgosjen e udhëheqësve të opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga PS

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me Rezolutën e PPE për Shqipërinë, ku dënohet burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, si dhe dënon dështimin e reformës në drejtësi nga ana e shumicës socialiste në pushtet.

‘Rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet. Gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. Jep mbështetje për PD’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë

Asambleja Politike e PPE-së rezolutë për Shqipërinë

Rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet. Gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. Jep mbështetje për #PD.

#EEP ndjek me shqetësim mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë dhe përkeqësimin domethënës të klimës politike nga shumica në pushtet, e cila ka bllokuar funksionimin e institucioneve demokratike.

1 / 4

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre! Rama është unik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes …