Skandali që çon në burg Ulusiun me kompleksin e vilave dhe kush është ortaku i tij

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është vënë ditët e fundit në qendër të vëmendjes nga mediat pas investigimit për blerjen e një sipërfaqeje toke prej 1,000 m² në Farkë të Vogël me vlerë 3 milionë lekë.
Në sipërfaqen e tokës që Manja ka blerë, në bashkëpunim me Geront e Bledar Çelën e “Brunes” do të ndërtojnë një kompleks vilash luksoze.
Manja ia ka blerë tokën në vitin 2021 zyrtarit të PS Arben Malokut, i cili në atë kohë mbante postin e administratorit të njësisë së Zall Herrit.
Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, çmimi i blerjes së tokës prej 3,000 lekë/m² është pothuajse trefish më i ulët se vlera mesatare e shitjeve në atë zonë, që vlerësohet të jetë rreth 120 euro/m². Madje, të dhënat nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës tregojnë se edhe vlera e referencës për tokat në atë periudhë ishte më e lartë se çmimi i transaksionit të Manjës.
Maloku, pronari i mëparshëm i tokës, tha se e kishte shitur atë për të njëjtin çmim që e kishte blerë, duke përmendur ekzistencën e një shtylle të tensionit të lartë pranë pronës si arsye për çmimin e ulët. “Ajo tokë ka qenë poshtë një shtylle të tensionit të lartë, dhe kjo ka ndikuar në vlerën e saj,” tha Maloku për BIRN.
Tre vjet pas blerjes së tokës, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan në Bashkinë e Tiranës për një leje zhvillimi, duke bashkëpunuar me kompaninë “Brunes” me qëllim ndërtimin e një kompleksi banimi dhe shërbimi me godina 1,2 dhe 3 kate, me pishina dhe mur rrethues në këtë zonë.
Kjo marrëveshje mes Manjës dhe Çelës rezulton të mos të jetë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023. Kjo është një shkelje tjetër që con drejt burgut Ulusiun.

About Krye Redaktor

Check Also

Mediat botërore jehonë protestës së opozitës: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, policia i sulmon me gaz dhe ujë

Agjencitë e lajmeve më të mëdha ndërkombëtare i kanë bërë jehonë të gjerë protestës së …