Rrugët e Shkodrës bllokohen nga shembja e gurëve nga shiu dhe bora

Në akset e Lotit 1, H. Hotit – Tamare, Tamare – Vermosh dhe Bogë – Theth, gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë, që kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.

Dalje inertesh ka pasur në aksin Tamare – Vermosh, në zonën e quajtur Dobrinje. Është punuar me mjete dhe fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.

Në aksin Bogë – Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore. Është punuar gjatë natës për pastrimin e borës dhe në mëngjes, me rënien e temperaturave, është bërë kriposja e akseve rrugore.

Aktualisht, moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash. Mjetet dhe makineritë janë në terren në gatishmëri duke monitoruar situatën.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …