GJKKO e shtyu seancën për Berishën, Strasburgu po e shqyrton me prioritet

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 16 Dhjetor në orën 11:00.

Shkaku për shtyrjen e gjyqit ka qenë i njëjti me atë të seancës së kaluar, ku avokatët kanë kërrkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Për këtë dosje është përzgjedhur me short gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të marrë vendimin nëse çështja do të dërgohet ose jo për gjykim. Ajo mund të dërgojë për gjykim dosjen, mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen. Davidhi brenda 10 ditësh cakton datën e seancës paraprake.

Ndërkohë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj është pronocuar për mediat pas shtyrjes se seancës, ku tha se, Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si prioritare çështjen e ish-kryeministrit dhe i është drejtuar me pyetje shtetit shqiptar.

“Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftua se Gjykata e Strasburgut pa shteruar ende gjykimin në Gjykatë Kushtetuese ka kaluar në fazën e debatit çështjen e zotit Berisha. E ka konsideruar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për procesin e parregullt ligjor. Janë të gjitha ankimet për detyrimin paraqitje, arrestin shtëpi, anti kushtetueshmërinë dhe pasojat që rrjedhim, ndërprerjen e aktivitetit si lider opozite dhe deputet.Të gjitha problematikat që i kemi paraqitur Strasburgu ka ecur në një shpejtësi pa precedent. Ne do presim shkresa ka ardhur drejtuar shtetit shqiptar, do plotësohen pyetje dhe do merret vendim”, tha avokati Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …