Protesta për Martin Canin/ Qytetarët thirrje për bojkot të mësimit të mërkurën

Është mbyllur protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe babai i viktimës, tezja dhe gjyshi i viktimës. Ndërsa babai nuk fliste dot, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, në protestë ka folur gjyshi. Ai tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për Martinin.

Protestuesit thanë ndër të tjera se nëse nuk plotësohen 8 kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi në mbarë shkollat e vendit. Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës socialë në shkolla, më shumë oficerë policie, më tepër siguri etj. Në këtë protestë ishte edhe aktori i njohur Florjan Binaj, që tha se tubimi sot bëhet që fëmijët në vend të kenë një të ardhme të paqtë.

Një protestues nga Elbasani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë procesin mësimor, nëse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre nga Ministria e Arsimit. Protestuesi kanë kërkuar të shtohen punonjësit socialë në shkolla, të shtohen oficerët e sigurisë etj. Aktori Florjan Binaj është shprehur se protesta është për të ardhmen e fëmijëve. Edhe në këtë protestë është hedhur bojë e kuqe përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit thanë se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e pafajshëm të Martinit.

About Redaksia

Check Also

Skandali i qumështit me alfatoksinë/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet e përditshme

Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari: Ndërkohë që …