Përfundon numërimi i votave në Pogradec në zgjedhjet për degën e PD. Është aktivisti Genti Çela i cili do të jetë kryetar i kësaj dege, i cili ka marrë 379 vota.
Garë e ngushtë dhe e fortë ka qenë midis tij dhe Kasem Gallës, i cili ka marrë vetëm 67 vota më pak, specifikisht 312 vota.
I entuziazmuar shprehet kryetari i ri i PD Pogradec në intervistën e tij të parë në këtë post.
Çela njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj në juglindje të ish kryeministri Berisha, e kjo duket që ka sjellë dhe mbështetjen e forumeve bazë.