Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te pensionet qesharake që u jep Edi Rama të moshuarve shqiptarë, të cilat janë më të ulëta se pagesa që marrin gjermanët për një qen në shtëpi.
Berisha tha se, Edi Rama u jep pension të moshuarve, më pak se sa paga që Gjermania vendosi për qenin e shtëpisë.
“Nesër në Tiranë janë mbarë shqiptarët, të cilët i ke zhytur çdo muaj e më thellë, i ke zhytur çdo vit e më thellë në varfërinë më të pamerituar.
Nëqoftëse në të gjithë popujt e Europës, begatia është rritur nga viti në vit, rrogat janë rritur nga viti në vit, pensionet janë rritur nga viti në vit.
Në Shqipëri nga viti në vit janë rritur tarifat e studentëve.
Nga viti në vit janë rritur gjobat që duhet të paguajnë shqiptarët për sistemin shëndetësor.
Nga viti në vit janë rritur çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane.
Nga viti në vit janë rritur nafta, ilaçet dhe çdo gjë tjetër.
Për të gjitha këto varfëria troket sot në gjysmën e familjeve shqiptare.
Kurse varfëria ekstreme troket sot në 4 herë më shumë familje, se sa 10 vite më parë.
Edi Rama edhe njëherë i’u rikujtoj shqiptarët se paguan pensionistët më pak se sa paga që vendosi për qenin e shtëpisë, Republika Federale Gjermane, para një muaj.
Ndokush mund të thotë se, Gjermania është Gjermani. Po Gjermania është Gjermani, është shumë herë më e pasur se ne, por nuk është kurrë më e pasur që të caktojë një rrogë më të madhe për qenin e shtëpisë, se sa për pensionistët që kanë punuar 40 vite, kanë shkrirë jetën e tyre”, tha Berisha.