Anëtarët e PD në Kukës, kanë zgjedhur Admir Sinamati si drejtuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, kandidati Sinamati ka marrë 669 vota nga 727 votues.
Kandidati tjetër, Irel Elezi, emri i të cilit ishte në fletën e votimit, pavarësisht se ai u tërhoq në mëngjes ka marrë 58 vota.
Njoftimi nga PD
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Kukës.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kukës u shpall z. Admir Behlul Sinamati me 91% të votave.