Një plan për vrasjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është gatuar nga Tirana. përgjimet nga telefonat sekretë kanë zbuluar se kush do të ishte autori i këtij krimi që do të destabilizonte Kosovës, por nuk është gjetur ende porositësi i këtij krimi. Aludohet se krimi do të kryhej për llogari të bandave kriminale, po rnë Shqipëri të githë e dinë se këto banda janë të lidhura me regjimin prej nga ku marrin tendera dhe leje ndërtimi. Atëhere kush qëndrton pas planit për vrasjen e Albin Kurtit? Kjo ëstë pyetja që duhet ti japë përgjigje SPAK.
SPAK zbardh atentatin ndaj Ardian Çapjas, qitësi ishte snajperisti Prek Kodra
Bazuar në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, SPAK ka zbardhur dhe atentatin ndaj Ardian Çapja, i regjistruar më 8 Qershor të vitit 2020. Në atë kohën Çapja u qëllua me armë zjarri snajper nga një distancë e largët, teksa ai ndodhej në oborrin e vilës së tij në Elbasan, të monitoruar në cdo cep nga kamerat, teksa qitësi dyshohet se ishte pozicionuar në kodrën e Krastës.
Çapja arriti që t’i shpëtojë atentatit, teksa mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë, ai mori edhe një frakturë në kokë. Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua në Tiranë te “Trauma”, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe arriti t’i shpëtonte plagës së marrë.
Nga operacioni i fundit i SPAK, mësohet se autori i dyshuar i këtij atentati ka qenë snajperisti Prekë Kodra, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti, ndërsa porositës ka qenë grupi i Suel Çelës.
Prekë Kodra është shpallur në kërkim nga SPAK edhe në dy operacione të mëparshme të SPAK, teksa dyshohet se është një vrasës me pagesë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe në Kosovë.
Me origjinë nga fshati Shtoj i Ri i Shkodrës, Prek Kodra konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vitin 2021. Kjo u zbulua nga e mail-et e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilat u nxorën në publik nga grupi i hakerave iranianë, pas hakerimit të institucioneve shtetërore.
Sipas dokumentit të Njësisë Kundër Terrorizmit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Ai përshkruhej si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.
Sipas planit, fillimisht do të vritej një komandant i UÇK-së Ismet Haxha dhe më pas deputeti Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.