Media e inceneratorëve mbuluar nga plehrat Beqiri & CO…

Nga Adriana KALAJA

Nëse padashje, pulti i televizorit më lejon të shoh për pak sekonda apo kur në mediat sociale, pa dëshirën shoh lajme me një që na është kthyer nga kriminel në analist, ndjej dhimbje dhe neveri njëkohësisht.

Në fakt shumë ndjesi të hidhura njëherazi, tek sheh sesi mediat që paguhen nga inceneratorët inekzistentë e paratë e krimit, ftojnë të flasë për Non Gratën, atë që SHBA e ka shpall Non Grata për terrorizëm dhe e kanë publikuar dhe në Departamentin e Thesarit.

Një kriminel i lindur si ai, që të vetmen gjë që Zoti i’a ka zgjedhur ashtu siç i shkon, është mbiemri Beqiri, nuk u ngop me krimet në qelitë e diktaturës, tek përdhunonte, thyente kocka e shkulte flokê të “armiqve” të pushtetit, por vijon të mashtrojë e vjedhë qytetarë për shërbime që nuk i’a ofron kurrë.

Me qindra denoncime në Dhomën e Avokatisë, e cila ka dalë disa herë me vendime për “pezullim liçense të avokatit”, vendime të cilat ky bandit i ka shkelur e për të cilat do merem në një status tjetër.

Me qindra kallëzime penale e asnjë çështje të çuar për gjykim nga Organi i Akuzës.

Pse?

Sepse ky monstër i duhet të përdoret nga pushteti, për të bërë në fakt atë që di më mirë:

Luftë të pamëshirshme “armiqve” të pushtetit mafioz.

Le të kthehemi te çështja e mashtrimit të qytetarëve.

Rasti i klientit tim B. B., i cili ka paguar që në 2019 për një gjyq që ky pervers nuk e ka hapur kurrë, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës dhe të shumë denoncimeve që mar çdo ditë, ishte shkaku që unë i bëra një kërkesë DHKA lidhur me masën që sipas disa informacioneve ishte marë ndaj tij.

Sipas përgjigjes që më vjen nga DHKA vërtetohet se është pezulluar liçensa e këtij bastardi për një afat prej 3 muajsh.

Tani pyetjet që unë kam është se:

  1. Si ndjehet SPAK që bazohet në shpifjet, mashtrimet dhe abuzimet e këtij bastardi?
  2. Po mediat e inceneratorëve inekzistentë dhe që paguhen nga krimi që na e kanë kthyer këtë pervers në analist?
  3. Po ato familjarë të atyre viktimave të përdhunimit e dhunës shtazore të këtij krimineli?

Ju qofshi që e duroni këtë bastard që sa herë që del në televizor, viktimat e tij lëvizin nga dhimbja e tmerri.

Ju qofshi e Zoti ju faltë se, të ftosh në studio një monstër e kriminel si Idajet Beqiri, je i ngjashmi i tij dhe bashkëpunëtor në krim.

Punoni mbi disa parime o njerëz.

Kini pak dinjitet e personalitet.

Dinjitetin nuk ta jep as emri i televizionit as paga me shumë 0.

Refuzojeni këtë kategori llumi.

Ashtu si ju pjesa tjetër, kur shihni monstra të tilla që kanë shkatërruar shoqërinë shqiptare, fikini televizorët.

Mjaft më.

Mjaft na u “qatë” se ju punoni për rrogën e “kalamajve”.

Të gjithë kemi detyrime e fëmijë, por detyrimin më të madh e kemi ndaj vetes, që kur të shihemi në pasqyrë, mos t’ë na vi turp.

Mjaft është mjaft.

PS: Besoj e mbani mend sesi denoncova para disa javësh që bashkëshortja e këtij banditi, e ngjashmja e tij ose ajo që “qahej” te Xhelil Gjoni për “burrin në burg”, mashtronte publikun sikur ishte avokate, ndërkohë që nuk dispononte liçensë.

Më poshtë keni provat:

  1. Kërkesën time te DHKA (foto 1, 2).
  2. Përgjigjen nga DHKA (foto 3).
  3. Shpalljen Non Grata (foto 4).
  4. Dënimin për genocid (foto 5, 6, 7).
  5. Dënimin në Belgjikë (foto 8, 9).

Vijon me prova të reja të pseudonimit si bashkëpuntor i sigurimit dhe një listë nga shumë të dënuar nga ky kriminel …….

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …