Hetuesi në SPAK që fshehu djalin e tij në vrasjen e 14-vjeçarit, vëllai i Roland Bejkos

Flavio QARRI

Ta marrim me radhë. Nuk do ju lodh me tekste. Do përcjell telegrafikisht faktet.

Ajo që dimë nga dëshmitarët e masakrës së ftohtë te Fan Noli është se në skenën e krimit kemi 6 persona.

Dy janë viktima Martini dhe shoku i tij i plagosur Luisi.

Njëri dimë me siguri që është Mario, autor krenar.

Dimë që Luisi ka në trup plagë nga dy mjete prerëse.

Luisi ka identifikuar dhe goditësin tjetër. Do kthehemi te ky person.

Dimë që autorët janë larguar me makinë.

Policia pretendon se ka gjetur thikën, thikë që nuk ngjan me atë që na tregoi vetë Mario pasi postoi dhe plagën, dhe grushtin e ngadhënjimit.

Policia bëri deklaratë të posaçme ku theksoi se ka pasur vetëm një agresor. Vetëm një thikë!!!

Po Marion kush e plagosi? Plaga është mbi 10 cm.

Ku është thika që ka vrarë Martinin? Ajo e vërteta.

Pse pretendon babai i Luisit që në fakt goditjen fatale e ka dhënë vrasësi i dytë në trupin e Martinit.

Luisi ka treguar për obsesionin për të goditur atë e Martinin drejt zemrës.

Gjaku i fëmijëve gënjenkërka zoti Proda?

A është njëri nga të përfshirët djalë drejtuesi policie?

A është gjuajtësi i dytë djali i oficerit të BKH, Maksim Bejko?

A është Maksim Bejko vëllai i Roland Bejkos?

A është nëna e gjuajtësit po punonjëse e Drejtësisë së Re?

A janë shpërblyer të gjithë njerëzit e Bashës që garantuan vazhdimësinë e pacenuar të pushtetit me poste në sistemin e drejtësisë?

A janë punësuar edhe në qeveri e bashki respektive?

A është kjo arsyeja që një shtet i tërë po përdhunon kufomën e sapovarrosur të një fëmije me gënjeshtra?

A është kjo arsyeja edhe pse disa media i mëshojnë versionit me një autor?

A janë fëmijët e pushtetit vrasës të bashkëmoshatarëve?

Z. Proda, e nisët me dyshimin se ju kanë sjellë bandat, por guri juaj i provës është gjaku i Martin Camit.

A ishte lapsus apo përpjekje e stilit elbasanas mohimi i armës tjetër?

Pse u dërgua vetëm sot në Kavajë edhe pse kishte vetëm një dëmtim në dorë agresori? Si u lejua të qëndronte në spital privat?

A është i njëjti spital privat ku shkoi dhe shoferi që përplasi familjen me beben në karrocë e që më pas u fal nga viktimat?

Z. Proda kishte kamera një rrugicë e humbur ku vratë Klodian Rashën dhe nuk kemi asnjë pamje nga zemra e kryeqytetit tek dera e prokurorisë, përballë ambulancës dhe tek muri i shkollës në rrugën me më shumë dyqane në Tiranë?!

A po i fshihni ju pamjet apo prokurori?

Nëse jeni përfshirë si Ardi Veliu në mbulim ngjarjesh, ju këshilloj të gjeni Fatmir Xhafajn tuaj. Ervini i Hoxhës shiti të vëllanë drejtor të Belindës me pak presion nga salla Kuvendit.

(Çfarë rastësie, vetëm ca familje pjellin fëmijë të denjë për drejtora e drejtues në këtë vend)

Z Proda, ndoshta jeni shumë i zënë me gjuetinë e gradave brenda radhëve tuaja, por ndërkohë njerëzit po vriten si në Honduras. Bëni diçka. Dhe nuk kam parasysh që të nxirrni rrugoren.

About Krye Redaktor

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …